Futboll

Italia kualifikohet në 1/2 finalet e Euro U17

10 gola në dy ndeshje dhe skuadra e parë e kualifikuar në ½ finalet e Euro U17. Ky ishte verdikti i të premtes mes Durrësit dhe Rrogozhinës. Pikërisht në “Arena Egnatia”, kampionët në fuqi shkatërruar Anglinë 4-2 dhe në përfundim të Klasikes, Italia u bë e para skuadër që siguron ½ finalen dhe i duhet vetëm 1 pikë për të siguruar edhe vendin e parë në grup. Dy gola për çdo pjesë me Inacio (10’) dhe De Paoli (37’) në të parën dhe Campaniello (67’) e Luongo (77’) në të dytën, mjaftuan për sukesin e dytë në grup, këtë herë ndaj “Tre Luanëve”. Ishullorët barazuan dy herë me Rodriguez (23’ dhe 49’) por ishin të pafuqishëm për ti arritur sërish të kaltrit. Pas kësaj ndeshjeje Italia ka 6 pikë dhe golevarazhin +3 ndërsa Anglia mbeti me 1 pikë dhe golevarazhin -2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë