Euro2024

Italia kërkon të thyejë ‘mallkimin’, ka 82 vite pa fituar kundër Kroacisë

Nga Gazeta Si- Italia dhe Kroacia do të zbresin mbrëmjen e sotme në fushë për të një vend në 1/ 8-at e Europianit gjerman, edhe pse “Axurrët” nuk kanë qenë shumë me fat në ndeshjet kundër Kroacisë.

Associated Press shkruan se në nëntë përballje mes tyre, Italia ka fituar vetëm 1 ndeshje kundër Kroacisë (miqësore e 5 prillit 1942, 4- 0 në Genova). Në 3 ndeshje të tjera ka fituar Kroacia dhe në total kanë 5 barazime.

Barazimi është kryefjala e përballjeve Itali-Kroaci, duke qenë se tre duelet e fundit radhazi kanë përfunduar 1- 1, dy prej të cilave në Europianët e vitit 2016 dhe 2012.

Kroacia merr pjesë për të shtatën herë në një Europian dhe është pjesë e këtij turneut për të gjashtë herë radhazi.

Nën drejtimin e Zllatko Daliçit, në krye të stolit të përfaqësueses nga viti 2017, Kroacia është renditur e dyta pas Anglisë në Grupin D në “Euro 2020”.

Kroacia në dy edicionet e fundit të një Europiani është eliminuar në 1/8-at.

Italia është kampionë në fuqi e Europës, titulli i tyre i dytë në histori pas atij të fituar në 1968. Më pas, dy renditjet më të mira janë vendet e dyta në “Euro 2000” dhe 2012. Për Italinë kjo është pjesëmarrja e 11-të në një Europian, e teta radhazi për “Axurrët”, pas mungesës në vitin 1992.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë