Më 19 janar Gjykata e Kasacionit konfirmoi dënimin e Robinjos, ish-sulmuesit të Brazilit, Real Madridit, Milanit dhe disa skuadrave të tjetra. Ai është dënuar me 9 vite burg për dhunë seksuale në grup të një vajze 23-vjeçare, për të cilën u tha se ishte shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të Milanos, më 22 janar 2013. Prokuroria e Milanos po përgatit kërkesën e ekstradimit për Robinjon, që ashtu si dhe miku i tij i përfshirë në ngjarje, jeton në Brazil.

Ditët e ardhshme për dy të dënuarit do të lëshohet një mandat arresti ndërkombëtar, përveç kërkesës për ekstradim. Ligjet braziliane nuk e lejojnë ekstradimin e qytetarëve të vet, por mandat arresti ndërkombëtar do ta bënte të mundur ndalimin e Robinjos, në rast se del jashtë vendit të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




