Bota

Italia ka vaksinuar deri tani një milion njerëz kundër Covid-19

Pothuajse një milion njerëz në Itali kanë marrë vaksinën kundër Covid-19 që nga nisja e fushatës së vaksinimit në 24 dhjetor, duke treguar se ky proces është duke shkuar me ritme më të ngadalta nga sa ishte parashikuar.

Sipas Ministrisë italiane të Shëndetësisë, dëri në 15 janar, një total prej 972,099 vaksinash raportohet se janë shpërndarë në rajonet italiane. Vendi fqinj po u jep përparësi punonjësve mjekësorë dhe banorëve në azilet e të moshuarve dhe vaksina nuk është ende në dispozicion për publikun e gjerë.

Qeveria italiane tha se ishte e bindur se shumica e popullsisë mund të vaksinohej deri në shtator, por deri më tani fushata ka qënë e ngadaltë për shkak edhe të dozave të kufizuara në dispozicion.

Shkencëtarët vlerësojnë se 60-90 për qind e një popullate duhet të vaksinohet çdo vit për të arritur imunitetin e tufës kundër koronavirusit dhe për të ndaluar shpërthimet në të ardhmen. Megjithatë disa rajone italiane duket se po bëjnë përparim më të shpejtë se të tjerët.
Rajoni i Campanias ka shpërndarë 92 për qind të 101,100 dozave në dispozicion, dhe Veneto ka administruar 78 për qind të 116,900 dozave të saj. Kalabria, rajoni më i varfër i Italisë, ka nivelin më të ulët të vaksinimit me 39 për qind të 39,200 dozave të saj.

Deri më tani, nuk ka të dhëna se sa njerëz kanë marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer-BioNTech, e është e nevojshme për të pasur imunitet të plotë. Pfizer-BioNTech rekomandon dhënien e dozës së dytë midis 21 dhe 28 ditëve pas dozës së parë.

Mjekët dhe punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor do të marrin dozat e para (rreth 1.4 milion njerëz) së bashku me të moshuarit nëpër shtëpitë e kujdesit, të cilët përbëjnë një total prej 570,000 qytetarësh. Të moshuarit mbi 80 do të jenë të dytët në radhë, të ndjekur nga ata të moshës 60-79 vjeç, dhe ata që vuajnë nga të paktën një sëmundje kronike.

Vaksinat do t’u shpërndahen më pas mësuesve, policisë, rojeve të burgjeve Pas kësaj, ai do t’i ofrohet popullatës së gjerë në qendrat shëndetësore te dizajnuara posaçërisht për shpërndarjen e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë