Italia më në fund po fillon të hapet. Nga 11 tetori hyjnë në fuqi masat e reja.
Këshilli i Ministrave ka vendosur njëzëri hapjen e kinemave dhe teatrove në masën 100%; 60% për sallat sportive dhe 75% në stadiume, 50% për diskotekat në ambientet e brendshme dhe 75% për ato në ambiente të hapura. Natyrisht bëhet fjalë për ato qytete që nuk janë rrethuar në zonën e kuqe.
“Vendi rihapet. Dhe merita është vetëm e vaksinimit dhe pasaportës së gjelbër” tha ministri Renato Brunetta.
“Nëse sot ne fillojmë përsëri me aktivitete kulturore dhe sport, duke shkuar më në fund drejt normalitetit të plotë, kjo ndodh sepse ne kishim guximin t’u shpjegonim italianëve se pasaporta e vaksinimit do të ishte mjeti kryesor përmes të cilit do të mbroheshin qytetarët duke shmangur infeksionet e reja”
Rritja e kapacitetit në njerëz në vendet e kulturës dhe argëtimit kishte kohë që ishte kërkuar.
Italia renditet ndër vendet me numrin më të lartë të njerëzve të vaksinuar në Evropë që njëkohësisht mori edhe masa kufizuese të rrepta.
Aktualisht përqindja e njerëzve të vaksinuar me një dozë është 84.39% ndërsa 79.67% janë plotësisht të vaksinuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje