Rihapja me kapacitet të plotë e stadiumeve është vetëm një hap larg në Itali. Qeveria ka marrë vendimin, sipas të cilit, që nga 1 prilli të gjithë stadiumet mund të mbushen në 100% të kapacitetit. Për kampionatin, të gjitha ndeshjet e javës së 31-të, në program fundjavën e 3 prillit, do të shfrytëzojnë kushtet e reja.
Bashkë me kampionatin edhe kombëtarja italiane, dhe pse e luan më 24 mars ndeshjen shtesë për Botërorin e Katarit kundër Maqedonisë së Veriut. Për kombëtaren pritet të bëhet një përjashtim, siç ka pohuar Valentina Vexali, nënsekretarja e Sportit.

“Kurba epidemiologjike po rritet, por kemi menduar që t’i japim mundësinë Federatës Italiane për 100% të stadiumit, pa pritur 31 marsin, kur përfundon gjendja e emergjencës dhe do të shkohet drejt normalitetit. Do të japim sinjalin e hapjes 100% si për stadiumet, edhe për impiantet e mbyllura”.
Pas fjalëve ka ardhur edhe firma e Vexalit, që ka konfirmuar kapacitetin e plotë në stadiumin e Palermos për ndeshjen e Italisë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




