Pasaporta e vaksinimit do të bëhet me detyrim në Itali për të gjithë, duke filluar nga administrata publike për të vazhduar javën e ardhshme me kompanitë private.
Dekreti i qeverisë “Draghi” është gati dhe pret miratimin nga Senati.
Në mes të tetorit për të hyrë në zyra dhe fabrika, në mjetet e transportit në distanca të gjata ose për të drejtuar autobusë dhe taksi , do t'ju duhet të vaksinoheni të paktën me dozën e parë, të jeni shëruar nga Covid-19, ose të keni një tampon 48 orët e fundit.
Ndërkohë, kryeministri italian Mario Draghi ka thirrur sindikatat për takim.
Sipas Ministres për Çështjet Rajonale Mariastella Gelmini, "ne po shkojmë drejt detyrimit të pasaportës së vaksinimit jo vetëm për punëtorët në sektorin publik, por edhe për ata në sektorin privat".
Në Radio Rai ajo nënvizoi se "vetëm duke imunizuar shumicën dërrmuese të popullsisë mund të mbajnë në kontroll infektimet". “Qeveria është gati të përshpejtojë green pass, ne kemi hyrë tashmë në një rrugë të qartë, dhe vendimi nesër me siguri do të jetë një moment i rëndësishëm".
"Sigurisht që do të ketë një shtrirje të përdorimit të Green Pass. Ne do të diskutojmë se si dhe kur në orët e ardhshme", shpjegon Ministri i Punës, Andrea Orlando.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.