Treg

Italia dhe Greqia, destinacionet e preferuara të shqiptarëve gjatë 2024-s

Nga Gazeta ‘SI’ – Në vitin 2024, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë), të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4.4 mln, raporton INSTAT.

Në 98% të rasteve ishin udhëtime për qëllime personale dhe 2% për arsye biznesi. Në 2024, udhëtimet e kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë për “Pushime dhe kohë e lirë” zënë peshën më të madhe, ndjekur nga udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë për qëllime “Vizita te të afërm dhe miq”.

INSTAT tregon se Italia dhe Greqia janë destinacionet e preferuara për shqiptarët, 8.6% dhe 7.4%, ndjekur nga Gjermania me 3.8%, e Anglia, Franca me 3%. Brenda Shqipërisë dominon Tirana me 15.4%, Vlora 12.3%, Korça 11% dhe Durrësi 8.6%.

Sipas llogaritjeve një shqiptar ka qëndruar jashtë mesatarisht 4.2 netë, kryesisht në hotele.

Përqëndrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt Gusht 13.9%; Dhjetor 13.7%; Korrik 11.5%; Qershor 9.4%


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë