Gazeta Si – Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me 60 kilogramë kokainë në portin e Savonës.
Mediat italiane raportojnë se droga ishte futur në një kontejner të ardhur nga një anije nga Ekuadori që transportonte banane.
Sasia e lëndës narkotike u identifikua nga dogana në Savona dhe Guardia di Finanza.
I arrestuari është një 37-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai u kap në flagrancë sapo shkoi në kontejnerin ku fshihej droga me qëllim marrjen e saj.
Tashmë ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe është dërguar në burgun Marassi në Genoa.
Sasi e lëndës narkotike ishte e ndarë në 50 pako. Në momentin e prangosjes shqiptari kishte me vete një pistoletë me 13 fishekë, e cila rezultonte e vjedhur, një radio dhe mjetet e nevojshme për hapjen e kontejnerit.
Mediat shkruajnë se vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Po ashtu, sipas përllogaritjeve, nëse droga do të dilte në treg, do të korrte fitime deri në 5 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.