Italia dhe Shqipëria përballen në ndeshjen e tyre hapëse të Kampionatit Evropian 2024 dhe janë tri duele në fushë të cilat mund ta vendosin fituesin e këtij takimi.
Armando Broja vs Alessandro Bastoni
Ylli i Interit do të ngarkohet me misonin për ta ndalur yllin e Chelseat, i cili konsiderohet të jetë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Shqipërisë në këtë garë. Teksa këtu rol të madh do të luajë edhe loja ekipore, gjasat e Italisë do të varen nga ajo se sa do të mundet që ta limitojë Bastoni rrezikun që kanoset nga Broja.
Ndërhyrje të mençura dhe superioritet fizik do t’i duhen Bastonit që të mundohet dhe të kufizojë rrezikun që vjen nga Broja i cili shquhet për shpejtësinë e tij të lojës për shkak të përvojës së fituar në Ligën Premier.
Berat Gjimshiti vs Gianluca Scamacca
Beteja e dytë në këtë përballje do të jetë ajo mes dy bashkëlojtarëve te Atalanta, Berat Gjimshiti dhe Gianluca Scamacca të cilët e njohin mjaft mirë njëri-tjetrin nga Bergamo.
Sulmuesi italian është në gjendje të luajë në sistemin me dy sulmues qendre si dhe me sistemin tradicional si sulmues i vetëm, diçka që mund t’i sjell Italisë benefite të mëdha.
Gjimshiti pritet që t’i qëndrojë afër Scamaccas në fushë, ndërsa me gjasë do të kemi mundësinë të shohim shumë duele një për një mes këtyre dy lojtarëve.
Nedim Bajrami vs Jorginho
Beteja e fundit e cila mund të jetë vendimtare në këtë përballje është ajo e mesfushës, aty ku Nedim Bajrami do të përballet me Jorginhon. Italiani tani do të ketë një mision të vështirë pasi do të përkujdeset për anën defanzive ndërsa Nicolo Barella do të përkujdeset për sulmin.
Bajrami do të jetë aty për të aplikuar presion në momentin kur Jorginho ka topin dhe të mundohet që ta kufizojë ndikimin e tij në lojë.
Jorginho po ashtu do të ngarkohet me detyrën që t’i ndalë aksionet që krijohen shpeshherë nga dyshja Bajrami-Broja./Telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.