Objektivi në këtë fazë është të rikuperohen sa më shumë burime të mundshme për të mbuluar tranzhin e ri të masave të cilat, më parë me një ndërhyrje të re në garancitë publike, për të garantuar likuiditet kompanive dhe më pas me dekretin e prillit, Qeveria synon të zbatojë masat në mbështetje të familjeve dhe kompanive të mbingarkuara nga kriza ekonomike që vjen nga mbyllja e aktiviteteve për emergjencën e koronavirusit.
Hipoteza e pezullimit të taksës së plastikës dhe sheqerit
Dhe në këtë puzzle disi të komplikuar, e cila zhvillohet paralelisht me negociatat me Europën për përcaktimin e mjeteve anti-krizë të BE-së, asgjë nuk përjashtohet. Ndër hipotezat që diskutohen në këto orë ekziston edhe ajo e pezullimit të taksës së sheqerit dhe plastikës. Zgjidhja propozohet nga Lega, por një reflektim është gjithashtu i hapur edhe në mes maxhorancës: do ta kishte shqyrtuar edhe Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri. Në këtë mënyrë, do të sigurohej likuiditet më i madh për kompanitë, të cilat aktualisht janë goditur fort nga kriza.
Dy mënyrat e mundshme
Zgjidhja mund të bëhet brenda një kohe shumë të shkurtër, duke e bërë pjesë këtë masë në dekretin për të siguruar likuiditetin e kompanive, dekret që pritet të miratohet këtë të premte (nesër) dhe që qendron në tryezën e Këshillit të Ministrave. Varianti i dytë mund të flitet për dekretin e prillit: një lloj manovrimi me masa të reja përkatëse , pas Cura Italia, e cila në planet e ekzekutivit duhet të marrë formë deri në Pashkë. Faza e parë e këtij operacioni, kapitulli kushtuar garancisë për likuiditetin e kompanive, duhet të jetë në gjendje të llogarisë një shumë midis tre dhe pesë miliardë euro, për kreditim deri në 200 miliardë.
Taksat në qendër të debatit me rastin e dekretit
Shkurt, në këto orë dilema – ose më saktë një nga dilemat – është: taksa mbi plastikën po, taksa plastikën jo. Duhet mbajtur mend që është një dilemë, e cila e kishte nxitur tensionie të larta edhe brenda qeverisë deri në rrugën drejt lëvizjes së fundit. Me atë rast, kishte ndodhur një ndërmjetësim duke ndryshuar nivelin e taksës (0,45 cent për kilogram), masë që të fillonte sa më larg të ishte e mundur, në korrik. Kurse tani po përshpejtohet, tani.
Urgjenca shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi nuk i ka bërë askujt lëshime. Pra, një nga masat për të mbështetur kompanitë që mund të ndodhin tashmë në dekretin tjetër, është një ndryshim në taksën e plastikës; një reflektim, ky, për të cilin po punon Ministria e Ekonomisë, dhe që në çdo rast do të duhej një kalim në Këshillin e Ministrave, duke pasur parasysh gjerësinë e ministrive të përfshira në këtë ccështje dhe atë të emergjencës njëkohësisht.
Apeli i industrisë së pijeve joalkoolike
Nisur nga diskutimi mbi pezullimin e taksës së plastikës Konfindustria italiane, shoqata që përfaqëson kompani që prodhojnë dhe shesin pije joalkoolike në Itali kërkon nga qeveria të pezullojmë menjëherë taksën e sheqerit dhe plastikës. “Për të shmangur falimentimin e kompanive dhe për të mos vënë në rrezik 80 mijë vende pune në zinxhirin e furnizimit duhet hequr taksa e plkastikës dhe sheqerit”-citon Konfindustria në kërkesat e saj drejtuar qeverisë Conte. Në të njëjtën linjë, kompania Coca Cola thotë se “Taksa e sheqerit dhe plastikës janë një shuplakë e mëtejshme për bizneset; ne duam sisteme mbështetëse dhe garantimi, jo dënime me vdekje “.
Ministri i Mjedisit Kosta tha se “është një reflektim”. Costa tregon se cila është hapësira e punës në të cilën po lëvizet: Ne po studiojmë një seri mundësish të rimëkëmbjes ekonomike. Gjëja më e rëndësishme është të rindezim motorrët e vendit. Në këtë drejtim po reflektohet edhe në lidhje me taksat”/ilsole24ore/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.