Ka ndodhur

Itali, një 40-vjeçar shqiptar kapet me 13 kg heroinë

Gazeta Si – Një 40-vjeçar u arrestua në Nelegnano të Milanos, pasi në makinën e tij u gjetën 10 kilogramë heroinë të fshehura nën sediljen e destinuar për uljen e fëmijës së tij, ndërsa 3 kg iu gjetën në banesë.

Sipas mediave italiane, plani i tij ka dështuar kur ka hasur në një kontroll nga policia italiane. 40-vjeçari shqiptar me banim në provincën e Torinos po udhëtonte me gruan dhe fëmijët me një makinë SUV, kur u ndalua në pikën e pagesës së autostradës A1 nga oficerët e Gdf së Milanos.

Hetimet pasuese çuan në kontrolle në shtëpinë e tij, në provincën e Torinos, ku u gjetën edhe 3 kilogramë të tjera heroinë, duke konfirmuar se shqiptari ishte pjesë e zinxhirit të furnizimit të të dyshuarit.

40-vjeçari u arrestua menjëherë dhe gjykata e Lodit urdhëroi paraburgimin për të, ndërsa hetimet po vijojnë për të identifikuar rrjetin e kontakteve dhe destinacionin e lëndës narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë