Ngjarje

Itali, gjendet e vrarë brenda një valixheje në pyll 22-vjeçarja shqiptare. Ish-i dashuri filipinas pranon krimin

Gazeta Si- Trupi i 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte zhdukur prej 25 marsit nga shtëpia e saj në Furio Camillo të Romës, u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të mërkure.

Sipas mediave italiane, e reja u gjet e masakruar me thikë brenda një valixheje në një zonë të pyllëzuar pranë komunës së Polit.

Policia italiane ka arrestuar ish-të dashurin filipinas të studentes shqiptare, Marc Samson, i cili ka pranuar krimin.

Mediat italiane, raportpojnë se pas krimit të rëndë, filipinezi mori celularin e shqiptares dhe postonte në rrjetet e saj sociale. Samson rezulton të jetë i diplomuar në arkitekturë, ndërsa aktualisht punonte si kamarier në McDonald.

Ai jetonte me prindërit e tij në një lagje afrikane të Romës. Dyshohet se vrasja e shqiptares u bë brenda apartamentit të tij.

Në polici janë marrë në pyetje edhe prindërit e tij, të cilët kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni të krimit që kishte kryer djali i tyre.

Sakqq, e reja shqiptare studionte statistika në Universitetin Sapienza. Përveç familjes së saj, të cilët kishin bërë denoncim në polici, për ta gjetur atë ishin mobilizuar edhe miq, duke publikuar fotografi të së resë.

Hetimi mori një kthesë dramatike mbrëmë kur hetuesit e policisë mbërritën në banesën e filipinasit, ku policia mjeko-ligjore kreu një inspektim. I njëjti i ri, me të cilin viktima shkruante prej kohësh mesazhe në mbrëmjen e zhdukjes së saj, u identifikua nga policia dhe u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Në mbrëmjen e zhdukjes së saj, Ilaria me sa duket ishte larguar nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, raportuan se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, por se celulari i saj punonte dhe se dikush i ishte përgjigjur mesazheve të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë