Euro 2020

Itali-Angli, statistikat dhe kuriozitetet e finales së Europianit

Në fushë zbresin futbollistët, në stola do të jetë një lojë shahu mes Mançinit dhe Southgejt, por edhe precedentët dhe kuriozitetet mund të influencojnë në rezultatin e finales së “Wembley”-t. Italia nuk ka humbur kurrë ndaj Anglisë në Europianë dhe Botërorë.

“Axurrët” synojnë trofeun që mungon prej vitit 1968, kurse për anglezët është finalja e parë. “Wembley” ëhstë një garanci për të zotët e shtëpisë (15 fitore në 17 ndeshjet e fundit), por dy herët e fundit kombëtarja që e ka luajtur finalen në shtëpi, e ka humbur atë (Portugalia 2004 dhe Franca 2016).

"Wembley", stadiumi ku do zhvillohet finalja. Gazeta Si, 10 korrik 2021

Statistikat e Itali-Angli
Është finalja e 10-të e Italisë në një turne madhor (6 Botërorë dhe 4 Europianë): vetëm Gjermania (14) ka luajtur më shumë nga kombëtaret europiane. Italia e ka fituar Europianin në vitin 1968, më pas ka humbur 2 herë në finale (2000 dhe 2012).

  • Do të jetë finalja e parë e Anglisë në Europian dhe e para në një turne ndërkombëtar që nga fitimi i Kupës së Botës në 1966-ën.
  • Anglia është kombëtarja e 13-të që merr pjesë në finale të një Europiani (duke llogaritur Çekosllovakinë dhe Çekinë si një kombëtare të vetme). Vetëm 3 nga 12 të mëparshmet e kanë humbur finalen e parë në këtë kompeticion: Jugosllavia (1960), Belgjika (1980) dhe Portugalia (2004).
  • Italia ka dalë e dyta në Europian në dy raste, kur ka humbur kundër Francës në 2000-shin dhe ndaj Spanjës në 2012-ën. Vetëm Gjermania dhe ish-Bashkimi Sovjetik (3 secila) kanë dalë më shumë herë të dytët se Italia.
  • Në Euro 2020 Anglia organizon finalen: është hera e 11-të, ku një kombëtare europiane merr pjesë në finalen e një turneu të rëndësishëm si vend pritës. Anglisë i ka ndodhur edhe në Botërorin e 1966-ës.
  • Italia nuk ka humbur kurrë ndaj Anglisë në një turne ndërkombëtar, ka 3 fitore dhe një barazim: 1-0 në Euro 1980, 2-1 në Botërorin e 1990-ës dhe 2014-ës, si dhe barazimin 0-0 para se të fitonte me penallti Euro 2012.
  • Anglia ka fituar vetëm 2 nga 14 ndeshjet e fundit kundër Italisë në të gjitha kompeticionet: 2-0 në qershor të 1997-ës dhe 2-1 në gusht të 2013-ës, të dyja miqësore. Anglia ka fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet zyrtare ndaj Italisë, 2-0 në kualifikueset e Botërorit në nëntor të 1977-ës.
  • Është finalja e tretë e rëndësishme e një turneu që luhet në “Wembley”. Dy të parat janë fituar të dyja ne shtesë, Anglia që mundi Gjermaninë në Botërorin e 1966-ës dhe Gjermania që mundi Çekinë në Euro 1996.
    Italia nuk humb prej 33 ndeshjesh, ka shënuar 86 gola dhe ka pësuar 10. Është ecuria më e gjatë pa humbje në historinë e “axurrëve”.
  • Anglia ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e fundit në “Wembley”, duke shënuar 46 gola dhe pësuar 5.
    Anglia nuk humb prej 12 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet, e ka ruajtur portën të paprekur 10 herë. “Tre Luanët” kanë pësuar vetëm 1 gol deri tani në Euro 2020.
  • Gereth Southgejt ka fituar 8 ndeshje si trajner i Anglisë në Europianë dhe Botërorë, askush nuk ka bërë më mirë se ai në stolin anglez, ku ka barazuar Alf Ramsein.
  • Anglia (2.2) dhe Italia (2.3) kanë numrin më të vogël për ndeshje të gjuajtjeve në portën e tyre në Euro 2020.
  • Herri Kejn ka marrë pjesë në 28 gola në 27 ndeshje me Anglinë në të gjitha kompeticionet (19 gola, 9 asiste). Një tjetër gol do ta bënte shënsuesin më të mirë të Anglisë në turnetë më të mëdhenj ndërkombëtarë.
  • Rahim Sterling ka tentuar (32) dhe kompletuar (18) më shumë driblime se asnjë lojtar tjetër në Euro 2020. Shtatë nga këta kanë qenë në zonën e rreptësisë, një nga të cilët solli penalltinë ndaj Danimarkës.
  • Vetëm Pierr-Emil Hojbjerg (15) ka nisur më shumë sekuenca loje të mbyllura me një gjuajtje në krahasim me Marko Verratin (9) në Euro 2020. Vetëm Kevin De Bryjne (13) ka krijuar më shumë raste për gol në Euro 2020 se Verrati (12).
  • Roberto Mançini është trajneri i dytë që ka fituar titullin në Angli dhe që drejton një kombëtare europiane në finalen e një turneu ndërkombëtar, pas Alf Ramseit që ka fituar titullin në Angli me Ipsuiçin dhe Botërorin e 1966-ës me Anglinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë