Ka ndodhur

Itali, 49-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë nga bashkëshortja në shtëpi

Gazeta Si - Një 49-vjeçar shqiptar, baba i tre fëmijëve, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Romë të Italisë. Viktima quhet Petrit Caka dhe alarmin e ngriti gruaja e tij, e cila e gjeti të mbuluar me gjak në katin e fundit të pallatit.

Sipas mediave italiane, menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe urgjenca, por nuk mundën të bënin asgjë për ta mbajtur në jetë shqiptarin.

Në fytyrën e shqiptarit kishte lëndime dhe prerje me thikë. Sipas autoriteteve para se të ekzekutohej ai është dhunuar.  

Hetuesit besojnë se autori i vrasjes mund të ketë lënë gjurmë dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e tij. Mendohet se ai është goditur me një mjet prerës, thikë ose hanxhar.

Mësohet se 49-vjeçari para se të vritej, kishte shoqëruar fëmijët në shkollë ndërsa gruaja kishte shkuar në punën e saj. 

Hetuesit shprehen se shqiptari frekuentonte kazinotë dhe një nga pistat e vrasjes është që të jetë vrarë për ndonjë borxh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë