Ka ndodhur

Itali, 31-vjeçari shqiptar kapet me 93 kg kokainë në banesë. Vlera e drogës përllogaritet 4 milionë euro

Gazeta Si – Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar, paso i kap me një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike kokainë në Itali gjatë një operacioni policor në Brianza.

Mediat italiane raportojnë se në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 93 kg kokainë. Vlera e drogës përllogaritet në rreth 4 milionë euro nëse do të shitej me pakicë.

Drejtoria e Policisë së Milano, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë, inicioi një hetim për të goditur trafikun dhe shpërndarjen e drogës në sheshet e Monza dhe Milano.

I riu është pa precedentë penalë, por me lidhje familjare me persona tashmë të përfshirë në të kaluarën në hetime të tjera për trafikun e drogës.

Sekuestrimi i madh ndodhi natën mes të dielës dhe të hënës dhe konfirmon rolin e rëndësishëm të grupeve shqiptare, të cilat tashmë kanë dalë në pah në shumë hetime dhe raportime antimafia si “shitës me shumicë” të specializuar për lëvizjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në të gjithë territorin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë