Ka ndodhur

Itali, 30-vjeçari shqiptar vret gruan në sy të dy fëmijëve 4 dhe 6 vjeç, që njoftuan tezen: Babi vrau mamin!

Gazeta Si - Një 30-vjeçar shqiptar, Lulzim Toci, ka vrarë bashkëshorten e tij Eleonora Toci në Kazerta të Italisë. Sipas të dhënave të para nga mediat fqinje, ngjarja ndodhi në kulmin e një sherri rreth orës 05:00 të mëngjesit, në shtëpinë e çiftit.

Shqiptari raportohet se e mbyti bashkëshorten vetëm 24-vjeçe në sy të fëmijëve të vegjël, të moshës 4 dhe 6 vjeç.

Shkaqet e kësaj vrasjeje nuk dihen ende, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Çifti jetonte prej kohësh në zonën ku ndodhi ngjarja, në periferi të San Felice në Cancello.

Ishte kunata e çiftit (motra e viktimës) ajo lajmëroi policinë. Pas krimit, 30-vjeçari, i cili punonte në fushën e bujqësisë, shkoi në shtëpinë e kunatës së tij duke i kërkuar që ta shoqëronte në spital, por gruaja nuk e besoi dhe thirri nipat e saj, katër vjeç dhe gjashtë.

“Babi vrau mamin”, i kanë thënë fëmijët tezes, e cila ka kontaktuar menjëherë me numrin e emergjencës, 112.

Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, autoritetet e gjetën 30-vjeçarin në hyrje të shtëpisë në gjendje konfuze.

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë 30-vjeçarin të vrasë gruan e tij, por duket se tragjedia ka ndodhur në kulmin e një debati.

Çifti kishte jetuar për ca kohë në via Caravaggio në San Felice a Cancello, një zonë periferike e përbërë kryesisht nga ndërtesa të ulëta dhe të qeta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë