Gazeta Si – Një 26-vjeçare italiane, Vanessa Ballan, e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë, u vra me me thikë në fshatin Spineda di Riese Pio X, në provincën e Trevizos.
Mediat italiane raportojnë se autor i dyshuar i krimit është një shqiptar 41-vjeçar nga Kosova, Bujar Fandaj, të cilin gruaja e njihte dhe që sipas partnerit të saj, ishte denoncuar për përndjekje.
Fandaj, pasi kishte hedhur thikën në një lavaman, u largua dhe u zhduk pa lënë gjurmë për disa orë: kosovari u ndalua vonë mbrëmjen e së martës, jo shumë larg shtëpisë së tij në San Vito të Altivole.
Ai nuk bëri rezistencë dhe u dërgua në kazermën e Karabinierëve në Castelfranco. Fandaj ishte larguar me furgonin e tij dhe lëvizjet e tij ishin rindërtuar përmes kamerave.
Trupi i pajetë është gjetur në hyrje të shtëpisë së saj dhe alarmi është ngritur nga një fqinj i cili ka lajmëruar policinë.
Partneri i 26-vjeçares, Nicola Scapinello, ndodhej në shtëpi në momentin e krimit. Çifti ishte në një lidhje prej 11 vitesh dhe kishte një fëmijë të lindur në prill 2019, i cili ishte në çerdhe në momentin e vrasjes. Gruaja ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë: ajo ishte tre muajshe shtatzënë.
Gruaja u rrah në fytyrë dhe më pas u godit me të paktën shtatë herë me thikë, duke marrë plagë të thella në gjoks.
Ajo ka lëndime të shumta mbrojtëse në duart e viktimës, duke konfirmuar se si viktima u përpoq në mënyrë të dëshpëruar të shpëtonte nga furia e vrasësit.
Çifti, me origjinë nga Castelfranco Veneto (Trevizo), jetonte në një lagje të vogël banimi në fshatin Riese.
Vanessa Ballan punonte si shitëse në një supermarket aty pranë dhe kohët e fundit kishte nisur pushimet para lindjes, ndërsa Nicola Scapinello, partneri I saj Italian, është një punues pllakash dhe ka biznesin e tij.
Raportohet se Bujar Fandaj, banues në një komunë aty pranë, Altivole, i denoncuar për përndjekje nga Vanessa në muajin tetor, është shpallur në kërkim nga policia.
Nga dëshmia e partnerit të viktimës, Fandaj, një i njohur i çiftit, doli menjëherë si i dyshuar i mundshëm.
Prej disa kohësh marrëdhëniet e familjes së Vanessa-s dhe partnerit të saj, Nikola, kanë qenë të tensionuara: duket se kosovari kishte pasur një lidhje me gruan, por pasi mbaroi filloi ta përndiqte, me vizita të vazhdueshme dhe të papritura në supermarket.
Një seri sjelljesh ngacmuese që e kishin shtyrë edhe Vanessa Ballan ta denonconte në tetor për ndjekje. Tani shqiptari nga Kosova është në arrati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.