Për një kthim të sigurt në shkolla, Italia do të sigurojë teste serologjike për mësuesit, nxënësit dhe prindërit, nga çerdhet deri në shkollat e mesme. Kryetari i komisionit të jashtëzakonshëm Domenico Arcuri ka njoftuar 2 milion teste që do të vihen në dispozicion të stafit të shkollave dhe sipas tij ky testim është thelbësor për t’i mbrojtur të gjithë. Testimi i cili do të jetë falas dhe jo i detyrueshëm, do të bëhet brenda një jave përpara fillimit të vitit shkollor. Në një garë kundër kohës, testet do të fillojnë nga e 24 Gushti deri në 7 Shtator.
Jo të gjitha rajonet do të ndjekin të njëjtën rrugë. Qytetet si Toskana dhe Lazio kanë vendosur të kryejnë testimet brenda strukturave të autoriteteve shëndetësore. Kompania e kujdesit shëndetësor të qytetit Metropolitane të Milanos do të sigurojë klinika të dedikuara në të cilat pritet të bëhen 200-300 teste në ditë.
“Testi zgjat rreth 10 minuta. Ata që janë pozitive do të urdhërohen të karantinoren menjëherë, deri sa të shërohen,” shpjegon kompania.
Në qytetin Emilia Romagna 87 mijë teste serologjike, që do t’u besohen mjekëve të përgjithshëm. “Nënshtrimi i testit ka një vlerë jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit personal, por gjithashtu merr një shëndet sociale sepse lejon ekzaminimin në masë. Deri më tani testimi është realizuar vetëm për personelin shëndetësor. Unë sinqerisht shpresoj se do të bëhet më e mira, duke respektuar masat,” deklaroi drejtori i zyrës rajonale të shkollës atje, Stefano Versari.
Disa mjekë të familjes protestuan. Për shembull, në Liguria ata thanë që nuk kishin pajisje adekuate mbrojtëse për të kryer testet. Ndërsa përfaqësuesi i sindikatës së mjekëve të përgjithshëm Maurizio Camanzi nga Fimmg i Bolonjës, deklaroi se kjo është një zgjidhje shumë e mirë dhe mjekët e familjes duhet të merren sa më shpejt me testet serologjike.
“Vendimi për t’ua besuar atyre është i drejtë, ne jemi më të përhapur në zonë dhe i njohim më mirë pacientër tanë. Ne kemi rënë dakord me këtë pjesë. Tani jemi në nj ëkohë emergjente dhe nuk mund të bëjmë prapa, gjithashtu duhet të fillojmë të mbështesim dhe testimin në shkolla. Ne do t’i nxisim kolegët të bashkohen,” tha ai.
Burimi:La Republica/ Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




