Futboll

Ismajli në radarët e Napolit, mbrojtësi kuqezi mund t’i bashkohet Rrahmanit

Gazeta Si – Ardian Ismajli mungon në Kombëtare aktualisht për shkak të një dëmtimi, ndërkohë emri i tij përmendet në merkato nga mediet italiane. Në këtë rast bëhet fjalë për një situatë të veçantë, sepse lojtari është në fokusin e Napolit.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë probleme në prapavijë dhe një nga alternativat për të sistemuar këtë repart shihet pikërisht shqiptari i Empolit. Ismajli luan prej disa sezonesh në Serinë A dhe duket se ka pjekurinë e duhur për të qenë pjesë e një ekipi më të mirë se Empoli.

Nëse kalimi i tij te Napoli do të konkretizohej, ai do të bashkohej me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin, një titullar i padisktueshëm me ekipin që drejtohet nga trajneri Kalcona.

Edhe në Kombëtaren shqiptare Ismajli është një nga lojtarët më të rëndësishëm. Bashkë me Gjimshitin në qendër të mbrojtjes, ai ishte një nga pikat e forta të skuadrës, që arriti të kualifikohet për në Europianin e Gjermanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë