Kombetarja

Ismajli në formën më të mirë, Reja ka një lider të ri në prapavijë

Gazeta Si – Për të disatën javë me radhë, Adrian Ismajli ka bërë një paraqitje të mirë me Empolin, edhe pse skuadra e tij u mund 1-2 nga Roma. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 6.5 nga shtypi sportiv italian për atë që dha në fushë.

Më mirë se Ismajli ishte vetëm portieri Vikario në radhët e Empolit. Mbrojtësi i qendrës këtë sezon është një pikë kyçe në formacionin e Empolit, një titullar i padiskutueshëm. Ndryshe nga Nedim Bajrami, që po luan si zëvendësues së fundi.

Ismajli në një dyluftim ajror. Gazeta Si, 13 shtator 2022

Forma e mirë e Ismajlit është një lajm shumë i mirë për trajnerin Edi Reja, i cili mund të mbështetet te ky lojtar për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Islandën dhe Izraelin, ku Gjimshiti dhe Kumbulla janë të dëmtuar dhe do të mungojnë.

Mihaj ka kaluar në Portugali, ndërsa Veseli ka zbritur ne Serinë B, te Benevento. Për krahët janë të gatshëm Hysaj dhe Balliu, ndërsa sa i takon qendrës, kolona kryesore e kuqezinjve pritet të jetë Ismajli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë