Futboll

Ismajli kthehet pas dëmtimit, Berisha më i miri në humbjen ndaj Gjimshitit

Gazeta Si – Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, dy nga titullarët e Kombëtares shqiptare, ishin kundërshtarë mbrëmjen e së hënës në Serinë A. Fitoi bindshëm 0-3 mbrojtësi kuqezi, titullar me Atalantën si gjithmonë. Megjithatë, paraqitja e Berishës ishte shumë e mirë në këtë humbje.

Shtypi sportiv italian e ka vlerësuar portierin si më të mirin për Empolin, duke evidentuar faktin se pa disa pritja vendimtare të tij humbja do të ishte shumë e thellë. Berisha u vlerësua me notën 6, ashtu si dhe Gjimshiti në anën tjetër.

Në këtë ndeshje është rikthyer në fushë mbrojtësi Ardian Ismajli, duke lënë pas dëmtimin. Ai kishte munguar në disa ndeshje për Empolin, si dhe në ndeshjet e fundit të Kombëtares, me Cekinë dhe Bullgarinë. Ismajli u fut në fushë në pjesën e dytë si zëvendësues dhe ky rithim është një lajm i mirë për trajnerin Silvinjo.

Elseid Hysaj ndërkohë nuk luajti asnjë minutë në fitoren 1-0 që Lacio arriti ndaj Fiorentinës në ‘Olimpico’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë