Gazeta Si – Një 24-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar, pasi në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, 3 prej tyre të arrestuar, do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis.
Shtetasi K.P, banues në Ersekë, akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Në kuadër të këtij operacioni, në qytetin e Ersekës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në bashkëpunim me shtetasit K. P. dhe G. D. (në kërkim), ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




