Ka ndodhur

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i mbytur bariu 30-vjeçar në liqenin e Banjës në Gramsh

Nga Gazeta Si- Një bari 30-vjeçar i cili ishte shpallur i zhdukur në Gramsh, është gjetur i mbytur këtë pasdite nga polumbarët.

Bëhet fjalë për I.B. nga fshati Pishaj.

“Gramsh/Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit I. B., 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë