Ka ndodhur

Ishte përfituar me dokumenta të falsifikuara, Prokuroria e Fierit sekuestron 276 hektarë tokë

Nga Gazeta ‘Si’- Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 276 hektarë tokë të përfituar me dokumente të falsifikuara të një personi në fshatin Hasturkas, Libofshë.

Sipas prokurorisë, pasuri e paluajtshme llojit “kullotë” dhe “pyll” me sipërfaqe 276.5 ha, është vënë në pronësi të shtetasit me iniciale T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar.

Më pas kjo pasuri është ndarë në disa pronarë me anë të kontratave të shitjes dhe dhurimit.

Shtetasi me iniciale T.Zh., akuzohet për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë