Futboll

“Ishte një sezon i vështirë, por ia dolëm”, Sadiku zyrtarizon largimin nga Malaga

Mbyllet pas pothuajse 1 viti aventura e huazimit të Armando Sadikut te Malaga. Me përfundimin e sezonit në Segunda Division, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë i dha lamtumirën klubit andaluzian dhe tashmë do të kthehet te Levante, pasi ka edhe një vit kontratë me klubin nga qyteti i Valencias.  Sadiku zhvilloi një sezon pozitiv në radhët e Malagas që arriti të siguronte mbijetesën në Segunda Division, ku 13 golat e Sadikut patën një peshë të madhe në realizimin e objektivit.

Nuk mund të mungonin falënderimet e Sadikut për klubin e Malagas dhe për shokët e skuadrës. “Dje kemi përfunduar një sezon të vështirë, por të bukur. Realizuam objektivin final dhe vuajtëm për ta arritur atë. Malaga do të vazhdojë edhe një vit luftën në ligën e dytë, për t’u rikthyer atë ky e meriton ky klub, në La Liga. Dua të falënderoj tifozët tanë që na kanë brohoritur dhe na kanë ndihmuar të shpëtojmë prej rënies nga kategoria. Që ditën e parë që shkova në ‘La Roselada’ kam ndjerë një ndjenjë të veçantë. Falënderoj gjithashtu shokët e skuadrës, të cilët më kanë ndihmuar të shënoj 13 gola dhe që të jem i lumtur duke luajtur pas muajve të vështirë. Falënderoj të gjithë njerëzit në klub, të cilët më kanë mbështetur që ditën e parë që kam mbërritur. Tani është koha për të pushuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm”, shkruan Sadiku në llogarinë e tij në “Instagram”.

Kujtojmë që në ditët e fundit është përfolur se Arisi i Selanikut e ka kontaktuar Sadikun për të luajtur me ta sezonin e ri, por paga e lartë e sulmuesit të Shqipërisë po pengon transferimin e tij në Greqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë