Eljon Sota, një nga futbollistët e grumbulluar nga trajneri i Shpresave, Alban Bushi, ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19. Mbrojtësi dhe kapiteni i Apolonisë ka kryer testin, duke qenë se do të grumbullohet më Kombëtaren U-21. Përgjigja ka ardhur pozitive për futbollistin fierak dhe tashmë Sota duhet të izolohet në karantinë, sipas rregullave.
Për këtë arsye u shty edhe një ndeshje miqësore e programuar për sot mes Apolonisë dhe Kastriotit, dy skuadrave të ngjitura këtë sezon në Superiore. Tashmë trajnerit Bushi i duhet të thërrasë një lojtar tjetër për të zëvendësuar mbrojtësin Sota. Kjo është “firoja” e parë në listat e Kombëtareve para ndeshjeve të radhës.
Edhe trajneri Edi Reja shprehu gjatë konferencës për shtyp frikën se ndoshta ndonjë nga lojtarët e listës së tij mund të rezultojë i infektuar. Lojtari i parë i prekur nga Covid-19 në vendin tonë ishte Eridon Qardaku i Bylisit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.