Ka ndodhur

Ishte në kërkim për pengmarrjen e një polici, ekstradohet nga Greqia Reis Haxhiraj

Gazeta Si - Reis Haxhiraj, i shpallur në krkim nga drejtësia, është ekstraduar këtë të premte në Shqipëri pas arrestimit në Greqi.

Haxhiraj, nga Selenica e Vlorës, është arratisur vite më parë nga burgu i Drenovës në Korçë bashkë me 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Admir Tafilaj.

Haxhiraj ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici dhe plagosjen e vëllait të këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998, për shkak të një konflikti mes të dyja palëve.

Ai e kishte kryer veprën penale në bashkëpunim me dy persona të tjerë, Artur Rrapaj dhe Zini Hoxha.

Të tre këta persona, në vitin 1998 në vendin e quajtur Izvor, të armatosur dhe të maskuar kanë rrëmbyer inspektorin e policisë, Yzedin Gucaj, si dhe kanë plagosur vëllain e tij, Dhimitër Gucaj. Mësohet se i shumëkërkuari Reis Haxhiraj, që nga koha kur kishte kryer rrëmbimin e deri në momentin e arrestimit, i fshihej drejtësisë në Greqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë