Gazeta Si – Një 29-vjeçar shqiptar është prangosur këtë të dielë në Vlorë, pasi ai rezulton i kërkuar në Itali për vrasje dhe prodhim armësh pa leje.
Në pranga ka rënë Hasim Musaraj 29 vjeç banues në Vlorë. Sipas policisë, mësohet se i riu 6 vite më parë, në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë me armë zjarri shtetasin me inicialet SH.F.
Ky shtetas, pas verifikimeve rezulton se ishtë në kërkim nga drejtësia italiane, pasi gjykata e Torinos e kishte dënuar me burg për veprat penale, “Vrasja” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




