Një 24-vjeçare është denoncuar e zhdukur nga babai i saj në Policinë e Tiranës, ku ka pohuar se vajza e tij ishte kthyer nga Italia në datën 27 nëntor, por nuk kishte shkuar në banesë. Denoncimi është bërë një ditë më parë dhe policia ka nisur punën për gjetjen e të resë me iniciale Xh.M.
“Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri”, sqaron policia.
Ndërsa në Maliq, familjarët kanë denoncuar si të zhdukur nga banesa 54-vjeçarin me iniciale A.M., banues në fshatin Drithas. Denoncimi është bërë nga vëllai i 54-vjeçarit në polici.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




