Ka ndodhur

Ishte infektuar me Covid, vret veten një 60-vjeçar në Librazhd

Një 60-vjeçar në fshatin Polis Qendër në Librazhd i ka dhënë fund jetës, ndërsa dyshohet se ka qenë i infektuar me koronavirus.

Sipas burimeve, Xhevahir Shkurti ka qenë i infektuar me vurusin e rrezikshëm me gjithë bashkëshorten dhe motrën e tij, shkruan “Abc news”.

Te tre mjekoheshin për Covid-19 nga shtëpia. Motra viktimës, jetonte në Vlorë, por pasi u infektua mbeti e bllokuar në Polis.

60-vjeçari dyshohet se kishte probleme me depresionin, ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në Elbasan për ekspertizë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë banesës së tij, në një tualet që ndodhet pranë shtëpisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë