Ka ndodhur

Ishte duke peshkuar me shokët, bie në kanal dhe mbytet 21-vjeçari në Fier

Gazeta Si – Një 21-vjeçar është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier, teksa ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë në ujë dhe nuk ka dalë prej aty.

Policia tha se rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Roskovec.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë