Gazeta Si – Këngëtari Luiz Ejlli u shpall sot i pafajshëm me vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë, pasi Shkalla e Parë e Gjykatës së Fierit e kishte dënuar me 1 vit burg për falsifikim.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve të tij, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani.
Ky i fundit është personi që kishte përfituar nga akti i kryer prej Ejlllit, gjatë kohës që nuk ishte noter, por përdori vulën.
Prokuroria e akuzonte Luiz Ejllin, se pavarësisht se i ishte hequr licenca si noter, ai vazhdonte të mbante vulat dhe kishte falsifikuar një dokument notarial për justifikimin e një shume prej 210 mijë eurosh të Fatmir Avdurrahmanit.
Ky i fundit u dënua me 18 muaj burg, por me vendimin e sotëm të Apelit, edhe ai u shpall i pafajshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.