Ka ndodhur

Ishte deklaruar i zhdukur, i mituri shfrytëzohej si lypës në Sarandë

Pas disa ditë kërkimesh, është gjetur në Sarandë 12-vjeçari që ishte shpallur i zhdukur nga familjarët. Policia bën me dije si i mituri me iniciale R.T., ishte larguar nga banesa e tij në Tiranë dhe u gjet në qytetin bregdetar.

Po ashtu bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Lidhur me zhdukjen e 12-vjeçarit, është arrestuar një grua 50-vjeçare. Bukuroshe Muharremi është vënë në prangat e policisë, pasi është konstatuar se ka shfrytëzuar të miturin për të lypur.

Tashmë për 50-vjeçaren rëndon akuza “Trafikimit i të miturve”. ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë