Një jaht luksoz është mbytur në ujërat e Dhërmiut por nuk raportohet për dëme në njerëz.
Në orën 18.30 është njoftuar se në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qëndruar bovë në spirancë është mbytur një mjet lundrues rreth 5m i gjatë si pasojë e një çarje që mund të ketë pasur.
Mjeti lundrues i mbytur është Jaht rreth 5 m i gjatë i matrikulluar me emrin “BAE” me flamur Panamez në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi .
Në jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë në një nga tapat kryesore të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




