Pas Xhorxhias, kandidati demokrat Joe Biden ka fituar përparësi edhe në Pensilvani, bastionin më të rëndësishëm të presidentit Dondal Trump. Deri para 24 orësh, Trump kishte një përparësi prej më shumë se 600 mijë votash në këtë shtet, por me numërimin e votave me postë, presidenti ka humbur përparësinë.
Shifrat e fundit që vijnë nga Pensilvania e kanë vënë Joe Biden në një epërsi të ngushtë prej 5,587 votash. Gara është tepër e ngushtë, me Biden me 3,295,319 vota dhe Trump me 3,289,725.
Trump nuk ka rrugë tjetër për marrje 270 vota elektorale pa 20 votat elektorale të Pensilvanisë, kështu që shanset e tij për të siguruar rizgjedhjen do të varen nga zhvillimet në këtë shtetet.
Tani për tani, Biden ka 253 vota elektorale. Nëse ai fiton Pensilvaninë, ai është mbi pragun e 270 votave elektorale
Pesë shtetet e tjera ku ende vazhdon numërimi, Alaska, Arizona, Xhorxhia, Nevada dhe Karonalina e Veriut, janë ende të lëkundura. Trump kryeson në Alaskë dhe Karolinën e Veriut, ndërsa Biden ka kryesuar në Arizona, Xhorxha dhe Nevada.
Në këtë shtet kanë mbetur për t’u numëruar edhe 150,000 vota. Nëse Biden do të mbante Pensilvaninë, kjo do ta bënte të pamundur për Donald Trump të merrte Shtëpinë e Bardhë. Gjykatës supreme do të vendosë nëse fletëvotimet e postuara pas ditës së zgjedhjeve, por që mbërritën tre ditë pas zgjedhjeve janë të vlefshme. Aktualisht këto janë duke u përfshirë në numërim, por po mbahen të ndara.

Presidenti Trump reagoi në Twitter, ku përsëriti disa nga ankesat që kishte bërë para një dite nga Shtëpia e Bardhë.
“Unë e fitoj lehtësisht presidencën e Shteteve të Bashkuara me votat e ligjshme” tha ai në Twitter, pa ofruar ndonjë provë se janë hedhur vota të paligjshme.
Twitter i vuri një etiketë postimit si “ndoshta i pasaktë”, siç ka vepruar edhe me postime të tjera të shumta të Presidentit Trump që nga dita e zgjedhjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




