Gazeta Si – Policia ka arrestuar dy vëllezërit e shpallur në kërkim që prej muajit prill pas zbulimit të parcelës me 400 bimë narkotike në fshatin Sheldi.
Më 29 prill, gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Emilian Filipi, 28 vjeç dhe Mikelian Filipi 20 vjeç të dy banues në fshatin Sheldi.
Dy të arrestuarit dyshohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve kanabis në këtë fshat. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.