Ka ndodhur

Ishin bllokuar në një zonë malore në Krujë, policia shpëton 3 turistë izraelitë

Policia e Krujës i ka ardhur në ndihmë 3 turistëve izraelitë që kishin humbur orientimin në pyllin e fshatit Brret, ndërsa kanë mundësuar edhe tërheqjen e automjetit të turistëve, pasi kishte pësuar defekt në zonën malore.

Pas telefonatës në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë, nga një turist izraelit, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë, sepse kishte humbur orientimin në pyll, si pasojë e defektit të automjetit me të cilin udhëtonte bashkë me 2 shtetas të tjerë, shërbimet e policisë kanë nisur kërkimet për të lokalizuar 3 turistët.    

Pas disa orësh kërkime, policia ka lokalizuar në pyllin e fshatit Brret, 3 shtetasit izraelitë Sh. H., 38 vjeç, M. Y., 30 vjeç dhe M. H., 38 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë