Nga Gazeta Si- Dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës si pasojë e rreshjeve me intesitet të lartë ka shkaktuar gjatë natës bllokimin e 23 turistëve në parkimin në hyrje të Kanionit të Langaricës.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që të bëhej i mundur shpëtimi dhe nxjerrja e turistëve dhe të mjeteve nga parku i përmbytur. Gjatë kryerjes së operacionit të kërkim-shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar. Turistët u evakuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit.
Turistët ishin Francezë, Gjermanë e Polakë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



