Prangosen arbitrat e VAR-it pak para ndeshjes së Champions League
Dy arbitra të Champions Leagues kanë përfunduar në pranga në orët e para të mëngjesit të të martës. Bëhet fjalë për dy polakët Bartosz Frankoëski dhe Tomasz Musial, të cilët janë arrestuar nga policia polake në Lublin, aty ku pritet të zhvillohet sfida mes Dinamos së Kievit dhe Rangers, e vlefshme për turin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve.
Të dy arbitrat ishin në Lublin për sfidën e Champions Leagues, pasi Frankoëski ishte përzgjedhur si gjyqtar i VAR-it dhe Musial si asistent i tij.
Të dy u ndaluan nga policia pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, teksa pas kryerjes së testeve, u zbulua se ishin në gjendje të dehur, duke i arrestuar menjëherë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.