Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e ish-zyrtarëve të PS-së që ndodhen pas hekurave duke u shprehur se “është shumë e dhimbshme”.
“Nuk mund t’ua fsheh që nga pikëpamja njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë që çohen përpara drejtësisë për tu përgjigjur për gjëra të ndryshme. Është shumë e dhimbshme, për herë të parë në historinë tonë të shtetit, po shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me pushtetin politik që japin llogari para gjyqtarëve e prokurorëve të pavarur”, deklaroi kreu i qeverisë.
Megjithatë Rama theksoi se janë të vendosur të luftojnë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për sundimin e ligjit.
Kryeministri deklaroi se shpata e ndëshkimit është kaluar tashmë nga pushteti ekzekutiv tek ai gjyqësor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.