Para

Ish ushtarakët: Të falen borxhet edhe për ata që s’kanë vendim të formës së prerë

Ish-ushtarakët, të cilët  rezultojnë debitorë ndaj Fondit të Sigurimeve Shoqërore të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi, do të falen.

Projektligji është propozuar nga nga kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi. Nga ky projektligj përfitojnë 847 ish-ushtarakë.

Shuma e krijuar  nga  debitorët  kap vlerën e  110.7 milionë lekëve, por nuk ka një faturë financiare dhe nuk i rëndon arkës së shtetit.

Projektligji i diskutuar në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ka patur debate në radhët e përfaqësuesëve të shoqatave të ushtarakëve.

Sipas tyre ky projektligj nuk i shteron problematikat që kanë ushtarakët.

Sipas përfaqësuesëve të ushtarakëve në komision janë mbi 8,8 mld lekë ose mbi 69 mln euro dëm financiar që u është shkaktuar atyre nga ndryshimet e herëpasherëshme të ligjit për pensionet e parakohëshme.

 “Qeveria të nxjerr akt normativ në fuqinë e ligjit organik për zbatimin nen për nen të statustit të ushtarakut duke marrë parasysh propozimet e shoqatës. Kjo senacë nuk i zgjidh këto gjëra. Koka e projektligjit nuk shkon me përmbajtjen- nëse ne këtu kemi ardhur për të falur detyrimet nga gjyqësori, nuk kemi bërë asgjë, janë 8 mijë ushtarakë që nuk kemi vendim gjyqësor të formës së prerë. 1 mln e 300 mijë e deri tani kam paguar, 500 mijë që mi mbajnë çdo muaj dhe nuk kam vendim gjyqësor.”- u shpreh një prej përfaqësuesëve të shoqatës në komision.

Shoqatat propozuan ndryshim të ligjit për këtë qëllim.

Astrit Kuko nga  Ministria e Financave u shpreh se nuk janë financat ideuese të projektligjit, ministria thjesht ka dhënë mendim. “360 mln lekë në 2016-ën ka qenë fatura e faljes së ish-ushtarakëve. Përfundimisht ligji është i miratuar. Kërkesat janë trajtuar edhe herët e tjera. Është zbatim i ligjit të 2009. Ministria e Financave dakordësohet me projektligjin që po shqyrtohet”- u shpreh Kuko.

Shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Kosta Bajraba tha se ky projektligj është një hap drejt zgjidhjes shteruese të çështjes së pensioneve të parakohshme të ushtarakëve të Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë