Gazeta Si – Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, u paraqit paraditen e kësaj të mërkure në SPAK.
Pas një ore në prokurorinë e posaçme, ai shpjegoi për gazetarët se ka dhënë sqarime për hetimin që po bëhet për mikrokreditë.
“Isha për të dhënë sqarime për funksionin te Këshilli Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Sqaruam problemet për mikrokreditë”, ka deklaruar Kule.
Në maj të vitit 2024, prokuroria veproi duke arrestuar drejtues të kompanive dhe përmbarues të përfshirë në skandalin e mikro-kredive.
Në atë kohë u shfaqën raste, ku për shuma të vogla veproheshin duke sekuestruar pasuri me vlera shumë herë më të larta. Ndërsa kredimarrësve u faturoheshin tarifa shërbimi shumë më të shtrenjta.
Pas kësaj u iniciuan dhe ndryshime ligjore si për kriteret për të marrë kredi në banka, ashtu dhe për rregullat që duhen ndjekur për të shlyer huatë e marra në institucionet financiare.
Dhori Kule ka shërbyer për disa mandate si dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si rektor i Universitetit të Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.