Dy të tretat e llogarive të rrjedhura nga “Credit Suisse” janë hapur nga viti 2000 deri në vitin 2010 dhe shumë prej tyre janë ende aktive edhe sot. Në listën e klientëve që zotërojnë këto llogari janë autokratë, mashtrues, oligarkë, politikanë që në vendet e tyre nuk i kanë deklaruar këto asete, trafikantë e deri edhe vrasës.
Të dhënat thuhet se janë siguruar për herë të parë nga mediat gjermane “Suddeutsche Zeitung”, e cila më pas i ka ndarë informacione me rrjetin ndërkombëtar të gazetarëve investigativë. Llogaritë janë dorëzuar nga një ish-punonjës i bankës anonim i bankës, që i ka cilësuar praktikat e “Credit Suisse” si imorale.
Media gjermane shkruan se mes atyre që u janë publikuar llogaritë është një i dënuar për trafik qëniesh njerëzore në Filipine, një biznesmen nga Hong-Kongu i burgosur për korrupsion dhe një miliarder egjiptian që urdhëroi vrasjen e të dashurës së tij lebaneze.
Klientë të tjerë përfshihen shumë drejtues shtetesh e qeverishë, ministra, agjentë të shërbimeve inteligjente, oligarkë dhe biznesmenë me reputacion të dyshimtë.
Media gjermane shkruan se në listë ndodhet një ish-menaxher i Siemens, i dënuar në 2008 për korrupsion. Ai zotëron gjashtë llogari me një shifër totale prej 51 mln eurosh, që nuk justifikohet vetëm me rrogën e tij në kohën që ushtronte funksionin te kompania.
Rrjedhja e të dhënave ka zbuluar edhe llogaritë e fshehta të mbretit të Jordanisë, King Abdullah II, ish-zv.kryeministrian irakian Ayad Allawi, autokratit algjerian Abdelaziz Bouteflika dhe ish-Presidentit armen, Armen Sarkissian. Ky i fundit u dorëhoq në janar pak pasi media gjermane e kontaktoi për ta pyetur në lidhje me llogaritë në “Credit Suisse”.
Ish-presidenti armen tha se i kishte mbyllur të gjitha këto llogari para se të deklaronte pasurinë te organet llogaridhënëse vendase dhe se nuk ka fshehur gjë.
Rrjedhja e të dhënave tregon praktikat e dyshimta të bankës zvicerane, e cila edhe në rastet kur ishte në dijeni se klienti potencial ishte një i dënuar, kriminel, trafikant, apo i korruptuar nuk e refuzonte atë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



