Vilson Caković, portieri i rritur në akademinë e Crevena Zvezdës është shumë i njohur edhe për opinion sportiv shqiptar. Gjatë kohës që aktivizohej me Apoloninë, një tifoz zgjodhi të valëviste flamurin shqiptar përpara Caković dhe ky i fundit ia largoi nga duart duke shkaktuar polemika të mëdha.

Në prag të sfidës mes Zvezdës dhe Tiranës, portieri serb që aktualisht luan me ekipin e Asirisë në Suedi, është zgjedhur nga mediet serbe për të komentuar ndeshjen që luhet të martën në “Air Albania”. Në një intervistë për mediat serbe, portieri ka këshilluar Zvezdën se nuk duhet të nënvlerësojë asgjë sa i përket kundërshtarit të saj, pasi do të binte në grackë.
“Tirana nuk është aspak një ekip naiv dhe nuk duhet të futemi lehtë në ndeshje, për të nënvlerësuar rivalin. Nëse heq Zvezdën dhe Partizanin e Beogradit, ekipet e Superiores në Shqipëri janë në të njëjtin nivel me elitën e futbollit në Serbi. Ekipet janë të një cilësie të ngjashme me të gjitha skuadrat e tjera në kampionatin tonë, që do të thotë se ata kanë cilësinë për të befasuar dhe të tregohen më të fortë edhe se vetë aftësitë e tyre. Gjëja më e rëndësishme për Zvezdën është ta marrë ndeshjen seriozisht dhe të mos e nënvlerësojë kundërshtarin. Përndryshe, ata do të bien në grackë sepse

Sipas tij, nuk ka dyshim se arma kryesore e Tiranës do të jetë një mbrojtje e fortë. ‘’Tirana me siguri do të luajë për gjithçka ose për asgjë. Tirana nuk ka cilësi për të garuar me Zvezdën. Nuk ka dyshime se kampioni serb me përforcimet së fundmi është një ekip më i mirë. Tirana do të luajë në mbrojtje dhe do tentoj kundërsulmet, kështu që çdo gabim mund të jetë i kushtueshëm.
Veterani Ilion Lika (40), i cili pësoi 35 gola në 36 ndeshje sezonin e kaluar, do të jetë portieri i Tiranës. ‘’Kur isha unë në Shqipëri ai mbronte portën e Flamurtarit dhe ishte vërtet fantastik, një nga më të mirët në kampionat. Në ndeshjet që unë pashë nga sezoni i shkuar, Lika pësoi disa gola të papritur. Ka një problem me vlerësimin e saktë të gjuajtjeve në qendër dhe kjo mund të jetë shansi i Zvezdës.

Tirana do të mirëpresë Zvezdën në 25 gusht në “Air Albania”. Caković thekson se avantazhi i madh i skuadrës serbe është se ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të koronavirusit. ‘’Me siguri do të kishte një atmosferë të zjarrtë. Kjo është arsyeja pse është mirë që nuk do të ketë tifozë, sepse ata u japin atyre forcë shtesë, të luajnë dhe të durojnë më shumë sesa do të kishin mundësi. Është gjithashtu një avantazh që ata do të luajnë në stadiumin e ri, kështu që nuk ka dyshim që Zvezda nuk do të ketë asnjë problem me fushën, – përfundon Caković.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




