Gazeta Si – Ju kujtohet ish-portieri i famshëm i Gjermanisë dhe Arsenalit, Jens Lehman? Tani harroni pritjet e tij dhe imagjinojeni me një motorsekë në duar, teksa shkatërron garazhin e komshiut.
Nuk është fantazi. Është ngjarje reale që ka ndodhur disa orë më parë dhe që është filmuar nga telekamerat e sigurisë. Sipas ‘Bild’, Lehman ishte protagonist i këtij episodi të çuditshëm dhune.

Ish-portieri ka shkëtërruar strukturën e garazhit të komshiut, që sipas Lehmanit, është ndërtuar në pronën e tij dhe e pengonte të shijonte panoramën e Liqenit Starnberg.
Nuk është e hera e parë që ish-portieri gjerman krijon probleme me komshinjtë. Më parë ai ka qenë autor i disa akteve “vandale”, që kanë dëmtuar komshinjtë. Për episodin e fundit dhe të tjerë po heton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




