Ne rrjet

Ish-parashutisti i diplomuar dhe neofashisti me origjinë kubane, kush janë ‘kokat’ e sulmit në Kapitol Hill (të falur nga Trump)

Ish-udhëheqësi i “Proud Boys”, Enrique Tarrio dhe themeluesi i “Oath Keepers", Stewart Rhodes, u dënuan me 22 dhe 18 vjet burg, por ata janë të lirë tashmë falë presidentit të ri të SHBA-ve

Gazeta Si – Në orët e para si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ndër të tjera, nënshkroi urdhrin ekzekutiv për faljen e protestuesve gjatë trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol Hill.

Në praktikë, të ashtuquajturit agresorë ndaj Kongresit, të cilët ishin dënuar, u liruan nga burgu në Uashington.

Ka mbi 1500 njerëz të lirë përsëri: por kush janë ata? Midis tyre janë ish-udhëheqësi i grupit “Proud Boys”, Enrique Tarrio dhe themeluesi i “Oath Keepers”, Stewart Rhodes, udhëheqës i lëvizjeve të ekstremit të djathtë në SHBA.

Më 6 janar 2021, një turmë mbështetësish të manjatit hynë në ambientet e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve për të parandaluar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Falja për “pengjet e 6 janarit”, e premtuar në fushatë – Ka mbërritur pra falja e Donald Trump, siç ishte paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore.

Në muajt e fundit, presidenti i ri amerikan kishte premtuar falje për të ashtuquajturit “pengje të 6 janarit” (siç përkufizohen nga mbështetësit që kaluan 900 ditë jashtë burgut në Uashington, jo shumë larg vendit të kryengritjes), ata që i vunë zjarrin Kapitol Hill, sulmuan policët me shufra metalike, terrorizuan politikanët dhe punonjësit e Kongresit. Tashmë, të gjithë janë përsëri të lirë.

Trump: Këta njerëz janë shkatërruar – Trump ka falur më shumë se 1500 njerëz të dënuar, disa për krime të dhunshme dhe kështu komandanti i ri i përgjithshëm, liroi veten nga çdo përgjegjësi për shkaktimin e një revolte, siç theksuan prokurorët që e hetuan, një revoltë kundër fitores së Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020.

“Këta njerëz janë shkatërruar”, deklaroi Trump përpara se të nënshkruante urdhrin ekzekutiv në Zyrën Ovale, në të cilën dënimet përkufizohen si një “padrejtësi serioze”.

Liderët e ekstremit të djathtë – Sipas të dhënave nga Departamenti i Drejtësisë, rreth 1,583 sulmues janë paditur për sulmin, nga të cilët 600 janë akuzuar për sulm, rezistencë ose pengim të zbatimit të ligjit dhe 175 për përdorim të një armë vdekjeprurëse ose e rrezikshme ose duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore një oficeri policor.

Midis tyre janë edhe organizatorët e kryengritjes: Enrique Tarrio dhe Stewart Rhodes, ish-udhëheqës të grupeve të ekstremit të djathtë si “Proud Boys” dhe “Oath Keepers”, të cilët u dënuan përkatësisht me 22 dhe 18 vjet burg. Të dy, siç konfirmojnë avokatët e tyre përkatës, tashmë janë liruar nga burgu.

Lideri i “Proud Baoys” – Enrique Tarrio, 42-vjeçari i lindur në Miami dhe me origjinë kubane, konsiderohet si promotor i dhunës politike dhe ka qenë drejtues i një lëvizjeje, ajo e “Djemve Krenarë”, e konsideruar neofashiste.

Tarrio u arrestua në Uashington disa ditë përpara trazirave për djegien e një pankarte “Black Lives Matter” të postuar në një kishë në kryeqytet dhe u gjet në zotërim të karikatorëve të pushkëve me kapacitet të lartë.

Gjykatësi në kohën e dënimit, theksoi se pavarësisht se nuk kishte marrë pjesë në kryengritje, lideri i “Djemve Krenarë”, “kishte pasur një ndikim të madh në ngjarjet e ditës”.

Ish-parashutisti avokat – Rhodes, një ish-parashutist i ushtrisë amerikane dhe avokat i diplomuar në Universitetin e Yale-s, udhëhoqi një kontigjent të grupit të tij në kryeqytetin e SHBA-ve dhe i mbajti armët të fshehura në një dhomë hoteli përtej lumit Potomac, në Virxhinia, gjatë revoltës.

Ai nuk ka hyrë asnjëherë në Kapitol Hill, por sipas aktakuzës, i ka drejtuar anëtarët e grupit të tij nga jashtë dhe për këtë është dënuar në vitin 2023 me 18 vjet burg.

Rhodes ka lindur në vitin 1966 në Kaliforni dhe është djali i një marinsi. I rritur nga nëna e tij dhe familja e saj meksikano-amerikane, ai e përshkroi veten si “Mestizo” dhe tha se kishte paraardhës “indianë amerikanë” dhe hispanikë nga nëna.

Zemërimi i policëve – Vendimit të Presidentit Trump ka zemëruar demokratët dhe në të njëjtën kohë ka vënë në siklet disa republikanë. Edhe disa policë nuk e morën mirë, sidomos ata që pësuan disa lëndime më 6 janar.

“Gjashtë persona që më sulmuan ndërsa bëja punën time, që më kërcënuan mua dhe familjen time, tani do të jenë të lirë. Sot jemi më pak të sigurt për shkak të Trump”, – akuzoi një nga të plagosurit, agjenti Michael Fanone.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë