Drejtësia

Ish-ministri Ilir Beqaj i sëmurë, shtyhet seanca për dosjen e ‘Sterilizimit’

Gazeta Si – Për shkak të mungesë së Ilir Beqajt, por edhe avokatit të tij, është shtyrë për në datën 17 prill seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë për dosjen e “Sterilizimit”.

Përmes një shkrese, Beqaj informoi gjykatën se nuk mund të paraqitet për arsye shëndetësore. Gjithashtu ish-ministri kishte kërkuar që të mos zhvillohej një seancë gjyqësore pa prezencën e tij.

Në seancë nuk ishte i pranishëm as përfaqësuesi ligjor i biznesmenit Ilir Rrapaj, i arrestuar dhe i pandehur për këtë dosje.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për abuzime me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), e cila drejtohej më herët nga vetë Beqaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë