Drejtësia

Ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto del pas katër orësh nga SPAK: Dëshmova për disa çështje (video)

Gazeta Si – Për rreth 4 orë ish ministri Edmond Haxhinasto është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.

Në përfundim, ish ministri i Transportit dhe Infrastrukturës ka deklaruar se është pyetur për disa çështje.

“U pyeta si dëshmitar për disa çështje. Deponimet e mia i kam dhënë aty ku duhet”, tha shkurt Haxhinasto.

Në vitin 2018 Haxhinasto është paraqitur tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, për t’u pyetur për procedurat e rrugës Tiranë-Elbasan.

Hetimet për këtë çështje nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit 2017, ç’ka lë të kuptohet se kjo dosje nisi të aktivizohet pas prishjes se koalicionit PS-LSI

Gjatë periudhës 2010–12, ai ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm të Re­publikës së Shqipërisë. Nga viti 2012 deri në vitin 2013, ka qenë në postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Ndërsa, në vitin 2013, ai u zgjodh Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë. Ai e mbajti këtë rol deri në shtator 2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë