Kosova

Ish-kryeministri Hoti del me 4 propozime anti-krizë për Qeverinë

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka rekomanduar disa veprime që sipas tij e zbusin krizën “por që mungojnë nga muaji mars”.

Ai tha se veprimi i parë është indeksimi i pagave, subvencionet në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit.

Veprimi i dytë, sipas Hotit është rritja e pagës minimale në sektorin privat. Ish-kryeministri si veprim të tretë radhit uljen e TVSH-së nga 18 për qind në 8 për qind për disa produkte ushqimore që janë ende me 18 për qind.

I katërti veprim, sipas Hotit, është pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë.

Ai thotë se këto veprime e kanë mbështetjen e të gjitha palëve.

Po ashtu, Hoti ka thënë se Qeveria aktuale “po e zvogëlon qarkullimin në ekonomi dukem mos implementuar qindra miliona euro investime kapitale”.

“Sikur të ishin futur në ekonomi qindra miliona euro përmes projekteve kapitale, krahas uljes së tatimeve, do të rritej kërkesa agregate dhe do të parandalohej thellimi i krizës. Të gjitha këto masa nuk paraqesin problem për deficitin buxhetor, pasi bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë. Këto veprime mund të merren menjëherë dhe jam i sigurt se e kanë mbështetjen e të gjitha palëve”, ka shkruar Hoti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë